Lulzim Peci e thumbon ministrin Bislimi pasi tha se për shkak të Coronavirusit ka rënë numri i të papunëve

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Lulzim Peci, ish-diplomat kosovar, është tallur me deklaratat e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimin, i cili ka deklaruar se në Kosovë për shkak të pandemisë ka rënë numri i të papunëve.

Peci ka propozuar që ministrit t’i jepet edhe çmimi Nobel për Ekonomi.

Postimi i Pecit:

Nese efekti i karantinimit po na del qe qenka nje lloj “recete” per uljen e papunesise ne Kosove, atehere le te vazhdojme me tutje, derisa te bie ne nje numer nje shifror.Por, kjo pune nuk perfundon me kaq, pasi per kete dikush mund edhe ta merre Cmimin Nobel per ekonomi, nese e gjene nderlidhjen ne mes karantinimit dhe uljes se papunesise.

Ky ndërkaq është statusi i Besnik Bislimit, i cili flet për ulje të papunësisë në Kosovë.
Gjejni shkrimin e plotë të Bislimit:Të nderuar qytetarëDeri më tani në aplikimet e tyre për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë së Kosovës, ndërmarrjet e vendit kanë regjistruar gjithsej 9.946 punëtorë të rinjë, ndërsa kanë lajmëruar se kanë larguar nga puna 1268 punëmarrës.

Sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130.289 individë kanë qenë të regjistruar sit ë papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qene25.9%.

Të ngjashme