Lumezi në Konferencën Vjetore të Prokurorëve: Më shumë se 50 mijë lëndë penale u zgjodhën, u arrestuan shumë grupe kriminale

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 10:42 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, u mbajt Konferenca Vjetore e Prokurorëve, me ç’rast u u vlerësua lartë puna e këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha para të pranishmëve se si institucion për gjatë pesë viteve kanë arritur t’i zgjidhin më shumë se 50 mijë lëndë penale dhe janë privuar nga liria shumë grupe kriminale.

“Nga intensiteti i sfidave kemi treguar se jemi të gatshëm në te gjitha situatat. Nuk ka dilema se në periudhë shkurtët është bërë punë e madhe. Gjatë vitit të kaluar kemi zgjedhur mbi 50 mijë lëndë penale. Si sukses të punës ndër të tjera ai ka përmendur rastin “Subvencionet” dhe rastin “Brezovica” ku ka thënë se “kemi vërtetuar që puna e përbashkët ka dërguar porosi që nuk mund të vihen mbi institucionet e shtetit. Secili vit pasueses ka shënuar arritje te reja në sistemin prokurorial si rezultat i punës transparente dhe të përgjegjshme të prokurorit të shtetit”, ka shtuar Lumezi.

“Sot ne jemi një shtet me drejtësi më të besueshme se dje. Gjate vitit të kaluar me aktgjykime janë zgjedhur më shumë se 90 për qind e rasteve. Ne jemi të vetëdijshëm se rreziqet nuk mund të zgjidhet nga një shtet i vetëm prandaj kemi rritur bashkëpunimin ndërkombëtar. Kemi zgjidhur 231 kërkesa. Jemi dëshmitar se kemi arritur rezultate të dukshme. Marrëdhënia me media ishin nevojë e kohës. Do të ishte e padrejtë të mos përmendej se sistemi prokurorial është disa hapa përpara dhe kemi vlerësime nga pushtete tjera. Prokurori duhet të ketë qëllim kryesor luftimin e korrupsionit”, ka thënë Lumezi.

Sipas tij, sfidë mbetët konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme duke bërë thirrje që rastet e konfiskimit të trajtohen me prioritet. Ai foli edhe për ndjekjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.

“Të jetë i gatshëm të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit. Kryeprokurori i shtetit gjatë këtyre viteve ka qenë unik duke treguar forcë e vendosmëri duke u përballur me çdo situatë të krijuar, besoj që kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve te lartë shtetëror e sot kjo është bërë realitet”, tha Lumezi.

“Jam thellësisht mirënjohës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë përgjatë këtyre shtatë viteve; Ambasadës së SHBA-së, Zyrës së BE-së, EULEX-it, Ambasadës së Britanisë së Madhe, Holandës, Francës, Zvicrës, Italisë, por edhe organizatave ndërkombëtare si; USAID, UNDP, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim si dhe GIZ-it gjerman.

Fakti që kemi mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë, veçmas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës na jep të drejtë për të besuar se edhe në të ardhmen bashkëpunimi ynë do të jep rezultate konkrete në forcimin e shtetit ligjor.”

Ai tutje falënderoj të gjithë prokurorët e shtetit dhe bashkëpunëtorët tjerë që që sipas tij me punën e tyre i shërbyen drejtësisë.

“Besoj se edhe në të ardhmen, Ju kolegë të nderuar, do të tregoni përkushtim më të madh, profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore dhe se do të luani një rol më aktiv në drejtim të forcimit të pavarësisë, transparencës dhe llogaridhënies, në mënyrë që ta forconi besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”.

Të ngjashme