Lumir Abdixhiku edhe zyrtarisht në LDK

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 10:01 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti, e që është drejtori i Riinvestit, Lumir Abdixhiku.

“Ne po mundohemi që njerëzit që i kontribuojnë Kosovës të jenë bashkë me neve. Po punojmë për ardhmërinë dhe këtu kemi njërin prej njerëzve që ka shpreh vullnetin të jetë në proceset tona”, ka thënë Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Lumir Abdixhiku tha se para se ta marrë këtë vendim kanë zhvilluar takime dhe kanë hasur në mirëkuptim në të gjitha orientimet programore që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik, për të rinjtë dhe se është i lumtur që është bërë pjesë e LDK-së.

“Në këtë drejtim zotohem të jap përkushtimin tim më të madh të mundshëm. Ftoj të rinjtë e të rejat që t’i kthehen LDK”, tha ai.

Të ngjashme