Lumir Abdixhiku në konsulta me deputetët e LDK-së, para takimit me Kurtin e Osmanin

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Të premten, kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të mbajë takim me të parin e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin, raporton Gazeta Express.

Mirëpo, Abdixhiku para takimit të së premtes do të mbajë takim edhe me deputetët e zgjedhur të subjektit të cilin ai e udhëheq.

“Nesër do të takoj grupit parlamentar të LDK-së me të cilët do të bisedoj”, ka thënë Abdixhiku mbrëmë në emisionin Pressing në T7, teksa ka folur edhe për takimin me Kurtin e Osmanin.

Aty ka thënë se do të shkojë me Kujtim Shalën.

“Fillimisht duhet të ju flas njerëzve të mi të partisë, takimi është konfirmuar për të premten për në ora 14:30, në këtë takim do të shkoj me z.Kujtim Shala”, tha Abdixhiku.

“Kam parë që është bërë temë. ky është versioni im. E kam parë të pamundur që të zgjidhem kryetar më 14 mars, e me 15 mars në ora 12 të shkoj në takim të rëndësishëm. Ka qenë konstruktive. Nuk duam të tregohemi arrogant. Dua të flas edhe me njerëz brenda partisë. Kemi marrë një letër konstruktive e më pas e kam kthyer atë në mënyrë konstruktive. Jemi marrë vesh që takimi të ndodhë të premten në orën 14:30”, shtoi Abdixhiku.

Kreu i Lidhjes Demokratike ka thënë se Vjosa Osmani e ka hapur derën që të kthehet në LDK.

“Çdo njeri që ndihet si LDK që ndihet që mundet me i kontribu LDK-së, që mundet me i kontribu projektit tim, dhe udhëheqësisë që unë provoj ta ndërtojë, është i mirëseardhur me qenë LDK”, tha Abdixhiku.

“Çdo njeri që se sheh veten pjesë të këtij projekti do të bisedojmë e do të bindemi për t’i dhënë se paku kontribut këtij grupimi politik sepse unë gjithmonë them se s’kemi njerëz për të përjashtuar por s’kemi njerëz as mjaftueshëm për të ecur përpara. Prandaj na duhen njerëz kredibil, të pastër, me kredibilitet publik që e kthejnë familjen tonë politike në vendin e saj meritor dhe është legjitime me e kërku vendin tonë meritor. Me lakmu më pak për pushtet, me pasë një projekt më afatgjatë por pushteti është qëllimi sepse ne besojmë që idetë tona politike duhet me , përkthy në ide qeverisëse të vendit”, shtoi ai.

Të ngjashme