Lumir Abdixhiku takohet me deputetët e LDK-së në ora 14:00

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Në ora 14:00 Lumir Abdixhiku do të takohet në selinë e Lidhjes Demokratike me deputetët e zgjedhur të këtij subjekti.

Të premten, kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të mbajë takim me të parin e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

Mirëpo, Abdixhiku para takimit të së premtes do të mbajë takim edhe me deputetët e zgjedhur të subjektit të cilin ai e udhëheq.

Në këtë mënyrë, Abdixhiku do të marrë edhe qëndrimin e deputetëve të zgjedhur të Lidhjes Demokratike lidhur  me zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht formimin e institucioneve të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme