Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i ri i LDK-së: Rikthimi ynë është çështje kohe

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 13:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, kanë zgjedhur për kryetar të ri të këtij subjekti, Lumir Abdixhikun, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku pas marrjes së postit tha se rikthimi i LDK-së duhet të fillojë nga vetvetja.

“Të dy vendosën një standard të ri të garës. Ai tha se sot po hapin një faqe të rrugëtimin e tyre politik. LDK-ja u tregua zë i qartë i qendrës së djathtë. Ndonëse arsyet për një rënie të tillë janë nga vetvetja dhe këtu duhet të nisim rrugëtimin tonë. Sot dhe nesër nderojmë secilin udhëheqës dhe anëtar të thjeshtë”, tha ai.

“Unë kam gjetur bindjen dhe besimin në këtë shtëpi politike. Kam gjetur idenë e ruajtur dhe të kultivuar me sakrificë të mundit dhe sakrificë të jetës. Kam gjetur themeluesit e shtetit të Kosovës, ideologët të kohërave më të rënda, bashkëmendimtarët e sotëm dhe potencialet e të ardhmes”.

“Kjo shtëpi njëtrajtësisht më ka hapur dyert siç do t’ia hapë të tjerëve, shumë të tjerëve, që do të vijnë më pas – gra e burra, veprimtarë e veprimtare do të bartin pishtarin e lidhjes tonë gjatë dekadave të ardhshme. Ky relacion, kjo ndjenjë dhe ky besim e bën LDK-në të madhe. Numrat mbesin të përkohshëm, përpjekja jonë mbetet e përhershme. Prandaj, rikthimi jonë është çështje kohe”.

Në garë për këtë post ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Kujtojmë se në garë ishte edhe Anton Quni, por i njëjti pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor ka tërhequr kandidaturën e tij.

No description available.

Të ngjashme