Lumnije Thaçi emërohet prodekane në Universitetin e Mitrovicës

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 19:13 | Nga

Zonja e Parë e Kosovës ka filluar punë si Prodekane në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, raporton Kallxo.com

Bashkëshortja e presidentit Hashim Thaçi është emëruar prodekane e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Dekani i këtij Fakulteti, Hakif Zeqiri.

“Është emëruar në mbledhjen e senatit para dy jave”, tha Zeqiri.

Lumnije Thaçi, në vitin 2016, mori titullin Doktor Shkence në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme