Lunaçek: Asociacioni pavarëson serbët nga Beogradi

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 08:31 | Nga

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek është shprehur se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të themelohet në përputhje me marrëveshjen e arritur nga dialogu në Bruksel dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ajo ka nënvizuar se ky asociacion nuk do të ketë mandat ekzekutiv dhe ka theksuar se komunat janë për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve dhe jo të bëjnë politika kombëtare.

Zyrtarët serbë në Beograd vazhdojnë të kërcënojnë se në mënyrë të njëanshme do ta formojnë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Nga ana tjetër Kryeministri Isa Mustafa është shprehur se një shpallje e njëanshme e Asociacionit nuk do të funksionojë për arsyen se nuk do të ishte në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Ndërkaq, në lidhje me miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Lunaçek ka bërë thirrje edhe njëherë se çdo vonesë në miratim do t’i dëmtojë qytetarët e Kosovës.(Tribuna)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme