Lunaçek: BE nuk njeh marrëveshje të re për demarkacionin, Thaçi nuk ka drejtë të na quaj mashtrues

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 12:51 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e deritanishme e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, në konferencën e fundit që ka mbajtur në Kosovë ka folur për liberalizimin e vizave dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Ajo ka kërkuar nga deputetët që të ratifikojnë demarkacionin, ngase sipas saj nuk ka kohë për të humbur, raporton Ekonomia Online.

“Liberalizimi i vizave ka qenë temë që nga fillimi që kam qenë duke punuar këtu. Do të doja të ju bëja thirrje secilit tani në Kuvendin e Kosovës që të ecë përpara dhe ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi. E di që kryeministri i ri e ka emëruar një komision të ri, por tash topin e ka Kuvendi i Kosovës”.

“Ju bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të arrijnë 2/3 e votave sepse koha po ecën. Nëse e shikoni mënyrë se si BE po ecën, me qindra veta vijnë nga vendet ku ka luftë në Lindjen e Mesme dhe kemi shumë parti që nuk dëshirojnë migrues dhe refugjatë. Kjo është atmosferë që në të ardhmen mund të ketë ndikim për Kosovën. Duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi sepse kjo derë mund të ju mbyllet. Duhet ta bëni tani sepse ka të bëjë me të drejtat e qytetarëve që të lëvizin lirshëm”.

Ajo më tej ka shtuar se BE nuk njeh marrëveshje të re për demarkacionin dhe se presidenti Hashim Thaçi nuk ka drejtë të quaj bashkësinë ndërkombëtare mashtrues, ngase vet e ka nënshkruar marrëveshje.

Lunaçek tregoi se çka bisedoi me Thaçin për këtë çështje.

“Thaçi, në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe Skender Hyseni kanë nënshkrua këtë marrëveshje në Vienë në vitin 2015. Pra një qeveri kur nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare duhet të dijë nëse do të ratifikohet në Kuvend ata duhet të siguroheshim paraprakisht që kanë shumicën e votave në Parlament. Për fatkeqësinë e popullit të Kosovës kjo nuk ka ndodhur”.

“Thaçit i kam thënë se ai së fundi ka fajësuar Komisionin Euipona që u ka vënë një kurth qytetarëve të Kosovës. I thash shumë qartë se kjo nuk është e vërtet, ai ishte Ministër i Jashtëm kur e ka nënshkruar marrëveshjen dhe ishte detyre e tij si Ministër i Jashtëm të sigurohet para se ta nënshkruaj marrëveshjen nëse do ti ketë votat në parlament”.

“Nëse tash e fajëson Komisionin ose BE tani nuk është mënyra për të ecur përpara është e kundërta e kthen Kosovën pas. Ata do të thënë se përfaqësuesit e Kosovës e kanë nënshkruar këtë pse nuk po e marrin përgjegjësin për këtë siç duhet të marrin politikanët. Të fajësosh tash BE është në kundërshtim të plotë që do të bëjë një president për vendin e tij”.

“Zoti Haradinaj tani po përpiqet të gjej rrugëdalje, por në BE e kemi të qartë marrëveshjen e cila është nënshkruar. Nëse komisioni i ri gjen diçka, por dyshoj sepse Mali i Zi e kanë ratifikuar tashmë”.

Ajo tha se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është e përkufizuar qartë në dialogun ndërmjet dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Lunaçek ka shtuar se para se Serbia të anëtarësohet në BE duhet të njohë Kosovën.

Ndërsa raportuesin e ri i Parlamentit Europian, Igor Šoltes gjatë një konferencë të parë për media si raportues ka thënë se do të mundohet të bëjë më të mirën e mundshme si raportues i ardhshëm, me bashkëpunim relevant me ministra, kryeministrin, me pozitën dhe opozitën.

Ai tha se e ardhmja e Kosovës është në mesin e Bashkimit Europian.

“Çka është e rëndësishme është sistemi gjyqësor duhet të jetë një sistem i pavarur gjyqësore. Kosova ka nevojë që të rinjtë të rrinë këtu dhe qeveria është në krye të kësaj sfide që të investoj shumë për të rinjtë. E ardhmja e Kosovës është në mesin e vendeve të BE-së. Unë do të mundohem të bëjë më të mirën e mundshme si raportues i ardhshëm, me bashkëpunim relevant me ministra kryeministrin me pozitën dhe opozitën”, tha ai.

Të ngjashme