Lunacek përshëndet vendimin për Haradinajn

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 14:29 | Nga

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka përshëndetur vendimin e Gjykatës në Colmarit për lirimin e Ramush Haradinajt. Ajo poashtu ka u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të mos i marrin parasysh udhërarrestet e Serbisë.

“Mbajtja e Ramush Haradinajt sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të vjetërsuar që nga viti 2004 nga Serbia, e cila është në dialog të moderuar me Kosovën në BE, ishte krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar Lunacek.

Më tej, ajo ka thënë se Haradinaj ishte gjykuar edhe dy herë në vitin 2008 dhe 2010, mirëpo është liruar nga krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi në Hagë.

“Unë i bëj thirrje Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Zëvendëskryetares së Komisionit, Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE-së dhe veçanërisht atyre të 23 njohësve, që të mos i marrin parasysh urdhër-arrestet e Serbisë”, ka shtuar Lunaçek.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme