Lunacek: Qeveria e ardhshme duhet ta votojë demarkacionin

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 11:50 | Nga

Raportuesja e Bashkimit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka thënë se të zgjedhurit e rinj duhet ta votojnë Demarkacionin.

“Shpresoj se të zgjedhurit e rinj pas 11 qershorit do të veprojnë përgjegjshëm dhe do ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi dhe do ta luftojnë seriozisht korrupsionin – dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave”.

Kështu ka thënë Lunaçek përmes një videomesazhi para studentëve të Kosovës, atyre të rajonit dhe ndërkombëtar të cilët kanë mbajtur një mbledhje simultative në Kosovë, ku edhe kanë diskutuar për çështjen e liberalizimit të viazve.

Studentët në këtë mbledhje kanë folur edhe për luftimin e terrorizmit, ndërsa për këtë çështje një mesazh e pati edhe Lunaçek.

“Sa i përket terrorizmit, forcat e vendeve të Bashkimit Europian duhet të bashkëpunojnë më tepër në luftimin e këtij fenomeni”.

Në këtë ngjarje ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Kadri Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ajo e Arsimit Bajramit, ministrit në largim të Arsimit, por asnjëri nuk kanë marrë pjesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme