Lushaku-Sadriu: Këto veprime duhet t’i ndërmarrë Qeveria në mënyrë që liberalizimi të ndodhë

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 12:29 | Nga

Njohësja e integrimeve evropiane, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se nëse Kosova e dëshiron liberalizimin e vizave, duhet t’i bëjë disa hapa.

Sipas saj, fillimisht duhet që Qeveria të rris garancionet shtetërore për menaxhim të këtij procesi pas vendimit.

Pastaj, “të intensifikohen takimet me Ministra të Brendshëm të shteteve anëtare dhe të garantohet që lufta kundër korrupsionit do të intensifikohet”.

“Përndryshe, duhet të bëhet e qartë se procesi i liberalizimit nuk lidhet me problemin e migrimit që aktualisht e ka BE. Shteti ynë ka përmbushur listë të gjatë kriteresh për këtë proces dhe është marrëveshje e ndarë. Por, shteti duhet të marrë garanca për kontroll të migrimit eventual”, ka thënë ajo përmes një statusi në Facebook.

Lushaku-Sadriu thotë se Qeveria duhet të dijë që të lobojë në këtë moment dhe të garantojë për kontroll të proceseve.

Ajo tha se ka plot rrethana që mund ta pengojnë vendimmarrjen e shpejtë, mirëpo me vendimin e djeshëm për Shqipërinë e Maqedoninë, ajo shprehet më optimiste që liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës të ndodhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme