Lushtaku ankohet në Supreme: Pushteti i Kurtit i njëjtë me të Millosheviqit

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetarit i Skënderajt Sami Lushtaku, i është pamundësuar kandidimi për kryetar të Skënderajt

Kjo pasi Gjykata Supreme e ka vërtetuar dënimin për arratisjen e tij nga “Burgu i Dubravës”.

Edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë ankesën e tij.

Lushtaku tani ka bërë një ankesë edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Ai e konfirmoi këtë për Klankosova.tv derisa shtoi se pushteti i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti po e ndjek rrugën e Sllobodan Millosheviqit.

“Po unë kam bërë një ankesë. Pres që drejtësia ta thotë fjalën e vet pa anime. Unë nga Gjykata në Skenderaj e kam nxjerrë certifikatën se nuk kam asnjë vepër. Unë gjobën që e kam e kam marrë vetëm pse nuk kam shkuar për ta vuajtur burgun në veriun e Mitrovicës. Kjo sepse unë dhe shokët e mi kemi qenë të rrezikuar të përfundojmë në Beograd”.

“Pres që drejtësia të jetë e paanshme. Edhe Serbia më ka dënuar me 20 vjet. Kjo çka është duke bërë Albin Kurti, është duke e ndjekur rrugën e Sllobodan Millosheviqit. Unë e di që ne çlirimtarët i pengojmë atij”.

Kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt do të jetë Fadil Nura.

Ai më herët ka qenë nënkryetar i kësaj komune.

Të ngjashme