Lushtaku: E papranueshme maltretimi që po i bëhet familjes së Jakup Krasniqit

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetarit i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar pas bastisjeve në shtëpitë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit nga njësia Eulex-it, duke deklaruar se është e pa pranueshme maltretimi që po u bëhet familjes së tij, raporton Ekonomia Online.

“Secili anëtarë i UÇK-së do t’i përgjigjej Gjykatës Speciale edhe Eulexit vetëm me një telefonatë. Është e pa arsyeshme të shkohet në mëngjes herët dhe të maltretohet kështu familja e Jakup Krasniqit pa asnjë arsyje”, deklaroi Lushtaku në një lidhje direkte në RTV Dukagjin.

“Ne nuk e kemi asnjë arsye as me ik as me ju shmangë drejtësisë, nëse mund të themi drejtësi. Ne nuk e kemi mendjen me lëshuar Kosovën”, tha ai.

Të ngjashme