Lushtaku flet për kandidimin në Skënderaj

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 14:09 | Nga

Në listën e përpiluar të Partisë Demokratike me emrat kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës , nuk është edhe ish-deputeti Nuredin Lushtaku.

Në emrat e shumtë të kandidatëve nga radhët e kësaj partie nuk bën pjesë edhe ky i fundit. I kontaktuar nga Indeksonline, Lushtaku ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Jo nuk jam në emrat e listës kandiduese për deputetë të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Lushtaku.

Por emri i Lushtakut është ndër të përfolur për të qenë i pari i komunës së Skënderajt.

I pyetur nëse një gjë e tillë është e vërtetë, Lushtaku është shprehur se nuk është diskutuar ende për diçka të tillë.

“Nuk e di sepse ende është herët, nuk është diskutuar diçka e ngjashme. Nëse vendoset që unë të jem kandidatë patjetër që jam i gatshëm për të qenë”, ka përfunduar Lushtaku.

Duhet përkujtuar që kryetari i aktual i komunës së Skënderajt është Sami Lushtaku i cili edhe po vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Pas zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit në vjeshtën e këtij viti në vend pritet të mbahen edhe zgjedhjet lokale që sigurisht do të sjellin shumë ndryshime në pothuajse shumë komuna të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme