Lushtaku: Kurti po i mashtron qytetarët, nuk po jep përgjegjësi

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 17:08 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se kryeministri Albin Kurti po mundohet t’i mashtrojë qytetarët duke mos u dhënë përgjegjësi, raporton Ekonomia Online.

Lushtaku tha se Qeveria u ka dhënë zero mbështetje qytetarëve gjatë pandemisë.

” Të për humbur në zyret e qeverisë  ata zgjedhin të zhvendosin vëmendjen e publikut. Është situata pandemike dhe sigurimi i vaksinës. Kur përmendim paaftësinë nga pamundësia për t’u ballafaquar me sfidat e vendit zgjodhi viktimizimin. Shumicë e qytetarëve kërkuan mos ikjen e përgjegjësisë. Duke sajuar fraza po mundohen të lënë në hije pandeminë ekonominë e vendit. Albin Kurti pretendon t’i mashtrojë qytetarët e të mos japë përgjegjësi. E ne nuk do të lejojmë t’i bishtrojë përgjegjësisë së tij. Pra zero mbështetje për pandeminë”.

Të ngjashme