Lushtaku ndihet “i harruar” nga Thaçi

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-sh kreu i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka komentuar vizitën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se dje është bërë xheloz pasi Thaçi nuk e ka ftuar që ta vizitojnë së bashku bukurinë natyrore të Ujmanit.

“Sidoqoftë, të qoftë hallall që neve vegjëlinë, na bëre të ndihemi krenarë”, është shprehur Lushtaku.

Postimi i plotë:

Më bëre të ndjehem xheloz i nderuar President, bashkëluftëtari im, miku im. Dje ishe për vizitë në Ujman dhe harrove të më ftosh që ta vizitojmë së bashku atë bukuri natyrore të Kosovës, kurse në vitet 90-ta, më gjeje aty ku isha e ku nuk isha, për të kryer aksione kundër forcave serbe. Sidoqoftë, të qoftë hallall që neve vegjëlinë, na bëre të ndihemi krenarë! SL

Të ngjashme