Lushtaku: Po ndryshohet kodi tradicional i familjes

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka dhënë vërejtje për projekt kodin civil të Kosovës.

Ai tha se projekt kodi civil fëmijët i konsideron të parëndësishëm. Sipas tij, po ndryshohet kodi tradicional i familjes dhe fëmijët do të konsiderohen opsionale.

Selimi e ka paraqitur sot para deputetëve në seancën e Kuvendit, projektkodin civil të Kosovës, duke dhënë detaje se çka përfshihet në këtë kod.

Ai e ka konsideruar projekt nacional kodin civil, në të cilin tha se kanë punuar pozitë e opozitë.

Të ngjashme