Lutfi Haziri e bën një paralajmërim të hershëm: Pas 18 muajsh qytetarët rrezikojnë të mbesin pa ujë

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka paralajmëruar se Kosova mund të ketë krizë edhe me mungesën e ujit të pijshëm.

Haziri tha se nëse nuk reagon organi qeveritar për gjetjen e burimeve të ujit, Kosova pas 18 muajsh do të përballet me thatësi ekstreme.

“Nuk është veç problemi i rrymës. Nëse nuk reagon organi qeveritar që është përgjegjës për gjetjen e burimeve të ujit, pas 18 muajsh qytetarët e Kosovës rrezikojnë të përballen me thatësi ekstreme”, ka shkruar Haziri në një postim në “Facebook”.

Kosova aktualisht është duke u përballur me krizën energjetike.

Dje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Kështu qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kWh do të paguajnë më shumë për rrymën e shpenzuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme