Lutfi Haziri për Vjosa Osmanin: LDK gjithmonë e ka derën hapur për njerëzit e saj

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se partia e tij gjithmonë e ka derën hapur për Vjosa Osmanin dhe të tjerët që janë larguar për motive politike.

Haziri i pyetur se a e ka Vjosa Osmani derën hapur për t’u kthyer në LDK, Haziri thotë se kjo pyetje më së miri i shkon vetë Osmanit.

“Kjo pyetje më së miri i shkon Vjosës, LDK gjithmonë është e hapur për njerëzit e saj. Edhe ata që janë urdhëru e kanë lëshuar LDK-në për motive politike, edhe ata që ju kanë bashkangjit VV-së për motive politike, edhe më herët ata që e kanë lëshuar LDK-në për arsye të caktuara politike, LDK e ka familjen politike, e cila gjithmonë ka qenë e hapur dhe pa asnjë dyshim ne nuk e njohim logjikën e mbylljes së derës dhe përjashtimit. Kjo është e vërteta e madhe”, tha Haziri në ATV

Haziri thotë se ka mundësi që edhe LDK të kandidojë president nga radhët e saja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme