Lutfi Haziri: Po ndodh bashkimi ndërmjet LDK-së dhe VV-së

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi  Haziri, ka thënë se janë duke punuar për të arritur një marrëveshje parazgjedhore me LVV, raporton Ekonomia Online.

“Ne po punojmë me u bashku dhe besoj se bashkimi po ndodhë”.

Ai ka treguar se në takimin e sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtiti janë biseduar çështje konkrete të programeve.

“Takimet janë të rregullta, të punës. Këto ditë ka njoftime më shumë, tash ka ardhë niveli politik, kryetarët e partive po punojnë që të finalizohet marrëveshja parazgjedhore, përkundër LDK-ja është partia më e madhe në vend dhe do t’i fitojë zgjedhjet vetë”.

“Ne në politika sektoriale i kemi definuar dhe jemi pajtuar nuk kemi dallime, ne e kemi kandidaten tonë për kryeministre dhe dëshirojmë ta bëjmë kryeministre të Republikës. Z. Kurti ka qenë gjithmonë i vetmi i kandiduar nga VV-ja për kryeministër, nuk kanë pasë plan të dytë”.

Të ngjashme