Lutfi Haziri pyetet pse Gjilani nuk ka asnjë ministër, kjo është përgjigja e tij

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Lutfi Haziri kryetar i komunës së Gjilanit në një konferencë për media ka folur edhe sa i përket emërimit të zëvendësministrave nga komuna e Gjilanit të cilët i ka përgëzuar.

I pyetur pse Gjilani nuk ka asnjë ministër, ai ka thënë se nuk ka qenë i interesuar që të shtynte persona në pozita udhëheqëse në Qeverinë Hoti pasi deputet e zgjedhur të cilët edhe ashtu janë të paktë nga Gjilani nuk ka qenë e rrugës që ti lirojnë pozitat e tyre.

“Në hapin e dytë të zv.ministrave do të ketë emra dhe profesionistë që do t’i bashkohen qeverisë për të ndihmuar në realizimin e programit qeverisës, prej tyre do të ketë edhe nga Gjilani. Ai ka thënë se Gjilani ka përfaqësim më të vogël në histori, LDK ka 4 deputetë, VV ka 3 deputetë. Çështja e ministrave është e profilit, programit politik dhe interesave politike për përfaqësim. S’kam pas interes me shty dhe me mbështet përfaqësim në nivel të ministrave në këtë mandat”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë se as vet ska pranuar të marr pozita në Qeverinë Kurti pasi ka qenë i interesuar që të përfundoj mandatin e kryetarit të komunës së Gjilanit.

“Vet nuk kam pranuar në qeverisjen LDK -VV me marrë pjesë, pasi kam dashur me kry mandatin tim si kryetar i Gjilanit dhe askush tjetër nuk ka pas interesim. S’kam qenë i interesuar që deputetët të zgjedhur me marrë pozitën e ministrave”, tha Haziri.

Të ngjashme