Lutfi Haziri tregon arsyet e vonesave për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri është deklaruar lidhur me vonesat për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, në kohën kur në QNR ende nuk ka përfunduar rinumërimi i votave me kërkesë të PZAP-it.

Përmes një postimi në Facebook , Haziri porosit të gjithë “që të mos kenë dert, pasi nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar”.

Siç tha ai, LDK dhe VV kanë arritur pajtueshmëri për sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe politikave terciale, por që arsyeja e vetmeve e vonesave për formimin e qeverisë është çështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit.

Postimi i plotë:

Mos keni dert. Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale. Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit. Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme