Lutfi Haziri tregon se a kanë pranuar ofertë të re nga VV-ja

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Në disa media është raportuar se Vetëvendosje ia ka bërë një ofertë të re LDK’së për arritjen e marrëveshjes për qeverisje, pas asaj që ndodhi në seancës konstituive në Kuvend.

Sipas kësaj oferte LDK-së i është propozuar t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.

Por, këtë gjë e ka hedhur poshtë nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri.

Ai në një prononcim për Periskopin tha se që nga vendimi i njëanëshëm i VV-së në Kuvend nuk kanë pranuar asnjë ofertë nga ta, shkruan Periskopi.

“Nuk ka asgjë të re në atë drejtim, jashtë vendimit të njëanshëm nga ana VV’së për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk ka tjetër angazhim”, tha Haziri.

Kujtojmë që dy parnterët të cilët tentuan të arrinin marrëveshje për formimin e Qeverisë, por dështuan në seancën konstituive, ku VV’ja propozoi kryetarin e Kuvendit Galuk Konjufca dhe i cili u zgjodhë edhe me vota të LDK’së, ku kjo e fundit u kishte premuar VV’së se do t’ia votonte Qeverinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme