“Lutja” e deputetit gjerman për VV-në e LDK-në

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Deputeti gjerman, Nikolas Löbel, ka kërkuar nga Vetëvendosje dhe LDK që të krijojnë qeverinë.

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Nikolas Löbel, ka deklaruar se është koha që të përfundojnë negociatat për krijim të qeverisë së re në Kosovë në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.

Löbel në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter ka deklaruar se vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia e shprehur në zgjedhjet e gjashtë tetorit, duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike.

“Është koha që të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë në Kosovë. Vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia që u shpreh në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike, sundim të ligjit që siguron perspektivë evropiane për qytetarët kosovarë”, ka shkruar Lobel.

Ndryshe, dy partitë që po synojnë të krijojnë koalicionin tash e tre muaj, Vetëvendosje dhe LDK, në vazhdimësi janë duke marrë thirrje nga ndërkombëtarët për krijim sa më të shpejtë të institucioneve.

Një porosi e tillë është përcjellë edhe dje nga ambasada amerikane në Prishtinë, e ambasadori Phlip Kosnett që ka vizituar partinë e Isa Mustafës.Gazeta.Blic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme