Luzha: Duhet të garantohet njohja nga Serbia, pastaj e negociojmë taksën

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se le të garantohet njohja reciproke e pastaj do ta negociojnë taksën.

Luzha ka vlerësuar se nuk duhet të humbur kohë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo në një intervistë në Magazina Zgjedhore tha se çështja e dialogut duhet të trajtohet menjëherë sapo të formohet qeveria.

“Deri në momentin kur politika vendos me e trajtu politikisht, ne si ekspertë kemi mundësi t’i japim mendimet dhe argumentet tona. Në momentin ku diçka duhet të trajtohet politikisht, duhet të gjendet zgjidhje . Kështu është bërë me demarkacionin dhe kështu do të ndodhë edhe me taksën. Nuk duhet të lëshojmë pe për taksën”.

“Kemi platformën, kemi një rezolutë dhe kemi një përvojë që besoj që për çdo politikan janë të qarta, se nuk guxon askush me bo marrëveshje pa e sjellë në parlament”.

Luzha theksoi se heqja e taksës mund të negociohet vetëm kur garantohet se dialogu do të përfundojë me njohje reciproke.

“Serbia na ka dëmtuar shumë. Kemi mbet pa viza, kemi mbet pa anëtarësime në organizata ndërkombëtare, kemi mbet pa anëtarësim ne Iterpol dhe kemi qenë subjekt i çnjohjeve që i ka stimuluar Serbia. Në fund ne kemi gjet një mjet, kemi diçka që pak a shumë na e kthen dinjitetin tonë dhe duhet ta përdorim – ajo është masë e një shteti sovran”.

“Normalisht që miqtë tanë na thonë të hiqen taksa dhe të filloje dialogu. I mirëkuptojmë, por kur i ke argumentet ne themi se dalim në dialog por le të garantohet që po hyjmë në dialog dhe fundi i dialogut do të jetë njohja reciproke. Le të garantohet kjo dhe atëherë shohim dhe e heqim taksen dhe vazhdojmë dialogun”.

Të ngjashme