LVV-ja ka një njoftim për mërgatën lidhur me procesin zgjedhor

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një njoftim duke u treguar qytetarëve nga mërgata datat se kur duhet të regjistrohen e kur të votojnë në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt të këtij vitit, shkruan Gazeta Express.

Në një postim në “Facebook”, LVV-ja ka postuar një fotografi në të cilën theksohet data dhe procesi se si të votohet.

“Të dashur bashkatdhetarë, tashmë janë caktuar afatet për regjistrim dhe për votim nga mërgata. Në grafikën e mëposhtme janë theksuar datat për dy këto procese. Ndërkohë së shpejti do të publikojmë edhe videon me udhëzimet për hapat dhe procedurat që duhen ndjekur nga secili qytetar që voton nga mërgata”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme