LVV: Premtimet e kryeministrit janë të vërteta vetëm sot në simbolikën e 1 Prillit

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 12:38 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aktivitet simbolik lidhur me premtimet e qeverisë Haradinaj të cilat, sipas kësaj lëvizjeje, mbetën vetëm premtime dhe nuk u realizuan.

Arta Berisha, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se 1 Prilli është ditë përkujtuese e gënjeshtrave të qeveritarëve të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se premtimet e kryeministrit Haradinaj për liberalizim vizash, formimin e ushtrisë, mirëqenie më të mirë për qytetarët, mbeten vetëm premtime të tij, që janë të vërteta vetëm sot në simbolikën e 1 Prillit.

“Kryeministri Haradinaj u zotua se brenda 3 muajsh qytetarët do të lëvizin pa viza. Përveç që kjo nuk ndodhi, ne humbëm edhe 8200 hektarë tokë përmes demarkacionit duke i gënjyer qytetarët me liberalizim vizash. Kryeministri Haradinaj nuk u ndal asnjëherë me premtime ndërkohë që asnjëherë nuk filloi realizimi i tyre.

Ai premtoi po ashtu formimin e Ushtrisë së Kosovës. Për shkak të shumë gënjeshtrave, kësaj çështje nuk i erdhi koha për diskutim. Qeveria aktuale nuk ka bërë asnjë iniciativë në këtë drejtim.

Sigurisht që edhe rritja e rrogave për 30% dhe pensionet për 25% dhe mirëqenia e qytetarëve janë të vërteta vetëm sot në simbolikën e 1 prillit.

“Urime dita e juaj Kryeministër!”, tha Arta Berisha.

Të ngjashme