LVV: Rastet e dhunimeve janë të shpeshta, me raportimin bëhet shaka

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

LVV-ja iu bënë thirrje organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me rastin e vajzës e cila dyshohet se u dhunua nga një zyrtarë policor në Drenas.

“Në shoqërinë tonë hetime zhvillohen në formë aktive vetëm kur është fjala për persekutime politike. Në rastet e ngacmimit, dhunimit dhe shfrytëzimit të gruas sa më të hetueshme që janë rastet aq pa hetuar mbesin”.

“Denoncuesit përqeshen, madje deri në pikën sa hetuesi vetë, polici, gjen hapësirën për t’u shndërruar në dhunues dhe shfrytëzues – sikur në rastin e mbrëmshëm ku u kuptua që për një vit të tërë u shfrytëzua seksualisht një e mitur 16 vjeçare nga Drenasi”, shkruan LVV-ja, në rrjetin social Facebook.

LVV këtë rast e quan tragjedi dhe bënë thirrje që personat e akuzuar të mos lirohen.

“Për çfarë shteti mund të flasim, kur policët që zënë me drogë djalin e Shefit të AKI-së suspendohen, ndërsa policët që dhunojnë dhe shfrytëzojnë seksualisht të miturën dekorohen?”

“Iu bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të merren seriozisht me rastin në mënyrë që kjo tragjedi mos ndiqet nga skandali i lirimit të dhunuesit në fjalë, siç edhe ndodh zakonisht. Rastet e tilla janë të shpeshta, ku me raportimin bëhet shaka”.

“Kjo gjendje është e patolerueshme më. Përçmimi që institucionet shtetërore i bëjnë rasteve të raportuara të dhunimit është po aq i rëndë sa vetë dhunimi”, shkruan më tej LVV.

Kjo parti po ashtu mbështet protestën e ditës së nesërme në ora 12:00 para stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë dhe marshin protestues në Drenas para policisë ditën e premte në ora 12:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme