LVV: RTK-ja paguan 540,000 euro për makina me qira

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot konferencë për media mbi përkeqësimin e gjendjes së Transmetuesit Publik të Kosovës (RTK) nga menaxhmenti aktual.

Aktivisti Avni Zogiani, duke renditur lidhjet politike, nepotike dhe biznesore të menaxhmentit të RTK-së dhe implikimin e këtyre lidhjeve në përkeqësimin e shërbimit.

“Marrëdhënia e RTK-së me PDK-në është si ajo mes dy duarve, ku njëra kruan tjetrën dhe anasjelltas. Pikërisht falë shërbimit ndaj PDK-së menaxhmenti i ka shpëtuar ndëshkimit për rastet e shumta të korrupsionit, nepotizmit, klientelizmit dhe keqmenaxhimit. Marrëdhënia me PDK-në dallohet nga mënyra sesi ky transmetues shpërfytyron lajmet mbi veprimtarinë e opozitës dhe prodhon lajme në shërbim të pushtetit”, tha Zogiani.

“Transmetuesi ka diku 800 deri në 1,000 punëtorë, por një numër i madh i tyre janë anashkaluar për vite me radhë ngaqë një pjesë e konsiderueshme e programit blihet nga jashtë. Për më tepër, përmbajtja e programacionit karakterizohet nga mediokriteti dhe mungesa e seriozitetit”, shtoi Zogiani.

Zogiani renditi katër rastet e fundit korruptive që shpërfaqin bashkëpunim problematik të RTK-së me PDK-në.

“Së fundmi, një produksion që RTK-së i kushtoi 216,000 euro iu dha motrës së shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqit, pa patur konkurrencë mes kërkuesve; 540,000 euro është tenderi i shpallur për marjen me qira të 16 makinave për nevoja të operimit të televizionit dhe të u.d. të drejtorit menaxhues, Mentor Shalës. Një makinë me qira për RTK-në kushton 33,750 euro, pra më shtrenjtë sesa të blihet e re; Tenderi prej afro gjysmë milioni euro për serverët i është dhënë një kompanie, pronari i të cilës është akuzuar për korrupsion në lidhje me disa tenderë në policinë e Kosovës dhe madje njëra prej kompanive ku ai është i përfshirë e ka të ndaluar të aplikojë për tenderët publik; Dhënia e hapësirave reklamuese për bizneset private të anëtarëve të menaxhmetit përmes segmenteve të marketingut në kohën e pikut të shikueshmërisë”

Sipas VV-së, RTK-ja ka një mundësi të pafund për të shkelur konkurrencën në fushën e transmetuesëve, pasi ka pasur të hyra direkte nga buxheti publik, marketingu dhe donacionet.

“Në projektligjin aktual për RTK-në, PDK-ja është më e zëshmja për rikthimin e taksës për RTK-në brenda faturës së rrymës me arsyetimin e ri-vendosjes së RTK-së në financim direkt nga publiku. Praktika ka treguar të kundërtën. Kështu po përgatiten t’i jepen KEDS-it mes 1,3 e 2 milionë euro për komision. Vendosja e RTK-së në varësi të KEDS do të thotë vetëm thellim i varësisë së saj nga PDK dhe nga Hashim Thaçi”, tha Zogiani.

Vetëvendosje kërkon një transmetues që i shërben publikut dhe jo një transmetues që përpiqet të krijojë opinion publik të përshtatshëm për interesa të ngushta politike e klanore të forcave në pushtet.

Të ngjashme