LVV takohet me zyrtarë të lartë të Këshillit Evropian

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 08:23 | Nga

Dje, në mbrëmje, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga Kryetari, Albin Kurti, Nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, dhe Deputetja, Fitore Pacolli, u takuan me përfaqësuesit e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, Fredrik Wesslau, drejtor i Programit “Evropa e Zgjeruar”, Vessela Tcherneva, Drejtore e Programeve, dhe,Tania Lessenska.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike dhe çështjen e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkimin e kufirit. Kryetari Albin Kurti e njoftoi delegacionin me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje rreth marrëveshjes për ‘Demarkacionin’, por edhe për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë dhe idetë e VETËVENDOSJE!-s për të dalur nga kriza e për ta nisur progresin.

Në takim u diskutua edhe për perspektivën e integrimit të Kosovë në BE si dhe për hapat që duhet ndërmarrë shteti ynë në këtë drejtim. Përveç tjerash, u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik e politik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për investimet ekonomike si dhe për situatën energjetike në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme