LVV: Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas rezultateve nga sondazhet e Exit Poll-it. Përmes një statusi në Facebook, LVV është shprehur se vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit.

“Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet”, thuhet në këtë status.

Sipas tyre rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor.

“Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve”.

Të ngjashme