Macron i dërgon mesazh ambasadorit të Kosovës në Francë: “Faleminderit përsëri për kurajën tuaj”

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, i ka dërguar një mesazh ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashi.

“Faleminderit përsëri për kurajën tuaj”, ishte mesazhi i presidentit Macron.

Me këtë rast Gashi tha se ndjehet shumë i lumtur që po jep kontributin e tij në drejtim të forcimit të raporteve mes dy vendeve.

“Mbresë e fortë mesazhi personal i Presidentit Macron, të cilin ma përcollën në fillim të javës: “Faleminderit përsëri për kurajën tuaj.”.Jam i lumtur që kam mundësi të ndihmoj në avancimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, të bazuar mbi vlera evropiane e interesa të përbashkëta për një Evropë të fortë si dhe e për paqe, liri, demokraci e progres në rajonin tonë. Shtetit tonë, në prag të 13 vjetorit të Pavarësisë i nevojitet ende fuqizim në rrafshin ndërkombëtar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme