Mali i Zi e llogaritë të përfunduar çështjen e kufirit me Kosovën

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ”se nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në formën në të cilën u ratifikua në vitin 2018”, duke thënë se marrëveshja është valide dhe se ajo duhet të respektohet.

Madje, ai vuri në dukje se ”marrëveshja është obligative për të dy shtetet”.

Sipas tij, cështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike dhe nëse preken kufijtë, potencialisht është një luftë, njofton Klan Kosova.

Ndaj, Krivokapiq shtoi se dy grupet e ekspertëve kanë konstatuar gjendjen që është ndërkombëtarisht e verifikuar dhe nuk sheh arsye pse të ngrihet kjo çështje.

Të ngjashme