“Mali i Zi më i afërti me Serbinë” – Abazoviq: S’ka të bëj me emocione, por me ekonominë

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit, në veçanti për raportet e Malit të Zi me Shqipërinë dhe me Serbinë.

Abazoviq në Pressing të T7 tha se kjo çështje nuk ka të bëjë me emocione por me ekonominë pasi sipas tij, eksportin më të madh e kanë nga Serbia.

“Na e kemi eskportin më të madh me Serbinë. 90 përqind janë përfaqësues të Kishës ortokdokse serbe. Marëdhëniet politike ne këtë moment janë të dobëta, duhet të kemi një partnership më në nivel

Tutje ai tha se ka qenë i frustruar me mosinteresimin e Shqipërisë për Malin e Zi.

“Shqipëria ekziston mundësia me qenë shumë më e pranishme se sa që ishte. Kur i krijon kushtet e mira, njerëzit që kanë para kanë me ardhë edhe në Ulqin”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Abazoviq lidhur me raportet e Malit të Zi me Serbinë kishte deklaruar se “Mali i Zi nuk ka asnjë vend më të afërt dhe se problemet akute politike që ekzistojnë ose imponohen apo janë të imponuara nga dikush tjetër për arsye që ata i dinë, duhet të tejkalohen ashtu që të kuptojmë se sa më shpejt të arrijmë një bashkëpunim vëllazëror cilësor, aq më mirë do të jetë për qytetarët e Malit të Zi dhe qytetarët e Serbisë”.

Të ngjashme