Maliqi: Demarkacioni nuk ka “vdekur”

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 09:36 | Nga

Qeveria nuk e ka menaxhuar mirë çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, mirëpo kjo marrëveshje nuk ka “vdekur”, siç po pretendon opozita kosovare.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” analisti politik Shkelzen Maliqi, duke shtuar se dy shtete sovrane mund të bisedojnë hapur për korrigjim logjik të kufirit.

Ai mohon që opozita ka qenë faktor për tërheqjen e Demarkacionit nga rendi i ditës në seancën e 1 shtatorit në Kuvend, por, sipas tij, pa mbështetjen e Listës Serbe nuk ka qenë e mundur të kalojë kjo marrëveshje.

Sipas Maliqit, pozita edhe opozita po tregojnë shenja lodhjeje, çorientimi dhe dështimi dhe nuk merren me probleme jetike, por po zhvillojnë luftën e pa kompromis për pushtet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme