Malishevë, Albin Kurti i premton 1000 bursa

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Në Malishevë sot e kërkoi votën Albin Kurti, kandidat për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai premtoi një mijë bursa, brenda dhe jashtë shtetit, për gratë dhe vajzat që shkëlqejnë në shkenca natyrore.

Albin Kurti premtoi edhe barazi sociale në rast se udhëheq me ekzekutivin. Askush, sipas tij, nuk do të jetë më i varfër.

E një ish-deputete, që është edhe re e Malishevës, tha se pas 6 tetorit, Vetëvendosja do të jetë subjekti më i madh parlamentar. Albulena Haxhiu bëri edhe pak matematikë kur tregoi sa fiton ky subjekt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme