Maloku pas nominimit të Hotit për kryeministër: Po vidhet vullneti i popullit, çmon sjelljen e PDK-së

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve politike Albinot Maloku, në një intervistë për Ekonomia Online , ka komentuar nominimin e Avdullah Hoti të LDK-së për kryeministër.

Maloku, e ka cilësuar si jo kushtetues takimin e Presidentit Hashim Thaçi, me liderët e subjekteve politike për formimin e qeverisë së re, u shpreh se Presidenti do të duhej të konsultohej për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas pandemisë.

Maloku po e cilëson këtë si  vjedhje të vullnetit të qytetarëv dhe nje ofendim për nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmanin.

“Në momentin kur i ftoi presidenti Thaçi partitë politike në takim kam pritur më shumë që ky takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe pas përfundimit të pandemisë ose lehtësimit të situatës me pandeminë  dhe jo për të gjetë rrugë anësore dhe krejtësisht jo të praktikës politike dhe kushtetuese dhe ajo qfarë ndodhi ishte një takim anësore për të formuar një qeveri mbi bazën e rezultateve të 6 tetorit dhe praktik që nuk ka ndodh asnjëherë në Kosovë. Metoda për ndryshimin e kësaj praktike nuk është e shëndetshme dhe me siguri që tani kur kemi një situat që i referohet kryeministrit aktual, Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra aktuale me ardh një qeveri e re është komplet jasht rendit kushtetues”

“Preisdenti është dashtë fillimisht të sqarohet me veten dhe e din vet shumë mirë që është praktik e re që të kemi kandidat për kryeminstër dhe qeveri të re mbi bazën e një rezultati që iu është propozuar qytetarit.Në një formë tjetër është vjedhje e qytetarëve apo vjedhje e rendit të planifikuar dhe kjo është një lloj ofendimi për kandidatët dhe sidomos për Vjosa Osmanin, tha ai.

Maloku më tutje ka shtuar se kjo qeveri është e rrugëve anësore dhe nuk është e vullnetit të votuesve, ndërsa sipas tij AAK-Nisma kanë synim pushtetin me çdo kusht

“Kjo qeveri është e rrugëve anësore dhe nuk është qeveri e vullnetit të popullit dhe e votuesve të LDK-së për arsye se votuesi i LDK-së ka votuar për Vjosa Osmanin dhe kjo është vjedhje e vullnetit të votuesve ndërsa subjektet si Nisma dhe AAK kan synim pushtetin me çdo kusht”

Ai ka thënë se pozicioni i qeverisë në ardhje nuk do të jetë i baraz vlefshëm me një qeveri e cila u ballafaqua në procesin zgjedhor.

“Vjosa Osmani ishte kandidate për keyeminstër dhe në këtë rrafsh ajo ishte zgjedhja e LDK-së por nuk dua të bëjë krahasime me Hotin por ai është i propozuar sipas rrethanave anësore të krijuara në vend dhe nuk është ai personi që ka garuar në një proces të rregullt zgjedhor dhe ka marr votat për të pas një pozicion prej kandidati.Pozicioni aktual i qeverisë në ardhjes nuk është i barazvlefshëm me një qeveri e cila del në procesin zgjedhor dhe nga një maraton e gjatë bisedash mes partnerëve të koalicionit”

Maloku ka çmuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e ka quajtur serioze. Ai ka thënë se çasja e Partisë Demokratike të Kosovës është prej çasjeve më të mira të një subjekti opozitar.

“Partia Demokratike e Kosovës për mua është në përcasjen më serioze të nje subjekti politik dhe pozicioni aktual i PDK-së ne raport me qeverinë apo me pretendimet per të ardh në qeveri përmes rrugeve anësore është më se serioz dhe është një prej casjeve me të mira prej një subjekti opozitar në vend dhe unë e shoh shumë serioze këtë vendim dhe që duhet lavdëruar në të gjitha aspektet”

Të ngjashme