Manaj: LDK do të kthehet shpejt në Qeveri, është kërkesë e qytetarëve dhe interes i Kosovës

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkemb Manaj ka thënë se beson se LDK-ja do të kthehet shpejtë në qeverisje, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se është kërkesë e qytetarëve dhe interes i Kosovës që Qeveria të udhëhiqet nga LDK-ja.

“Ne besojmë që shumë shpejtë do të vijë ajo, sepse është kërkesë e qytetarëve të Kosovës dhe është interes i Republikës së Kosovës që shumë shpejtë të vijë LDK-ja në Qeveri”, tha Manaj.

Sipas tij, sa herë që Qeveria është udhëhequr nga LDK-ja, vendi ka qenë në normalitet.

“Ju po e shihni që kjo qeverisje nuk është duke e udhëhequr mirë Kosovën dhe Kosova ka nevojë për një qeverisje të udhëhequr nga LKDK-ja. Sa herë që Qeveria është udhëhequr nga LDK-ja ka pasur normalitet në këtë vend dhe ne jemi të gatshëm që t’i marrim përsipër të gjithaq obligimet që i ka Kosova si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm”, tha ai.

Më tutje, ai tha se qeveria do të vete rrëzohet.

“LDK-ja nuk e ka forcën dhe nuk i ka numrat në parlament për ta rrëzuar këtë qeveri por jeni të bindur që kjo Qeveri do të rrëzohet”, deklaroi Manaj, teksa shtoi se kryeministri Albin Kurti po ka probleme në qeverisje.

Të ngjashme