Manaj: LDK-ja sa më shumë që është goditur, aq më shumë është forcuar

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK’së, Shkëmb Manaj, në një shkrim në Facebook ka thënë se fryma rugoviane brenda LDK’së do të mbahet gjallë gjithmonë nga breazat e rinj në këtë subjekt dhe se LDK nuk është ndalur as në kohën kur zyrtarë të saj janë vrarë, plagosur e burgosur anë e kënd Kosovës.

‘’Historia ka treguar se LDK sa më shumë është goditur, aq me shumë është kompaktësuar dhe forcuar.’’, ka thënë ai.

Shkëmbi, që shtë djali i aktivistit të vrarë të LDK’së, Shaban Manaj, ka bërë këtë shkrim duke marrë parasysh zhvillimet e fundit politike në vend.

‘’Në këto 30 vite të veprimtarisë së saj, para, gjatë dhe pas luftës, LDK është goditur keq nga të gjitha anët, ju kanë vrarë, plagosur, burgosur, maltertuar e linçuar udhëheqësit dhe veprimtarët e saj anë e kënd Kosovës, por ajo gjithmonë ka dal me e fuqishme pas çdo furtune.’’, thotë ai.

‘’E tillë, do të jetë nesër dhe në të ardhmën sepse i ka brezat e brumosur në filozofinë rugoviane që do ta mbajnë gjallë frymën dhe do ta trasojnë mëtutje vizionin për Kosovën evropiane dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!’’, përfundon ai.

Të ngjashme