Mandati i Lajçakut – Tahiri: S’na takon të caktojmë përfaqësuesin e BE-së

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 14:20 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zgjatja a mandatit për Miroslav Lajçak si i dërguar special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të jetë pozitive vlerëson politologu Ramush Tahiri në një prononcim për Ekonomia Online.

Ai thotë se Lajçak është diplomatë më përvojë në punët e Ballkanit, ku ka përmendur rolin e tij në pavarësinë e Malit të Zi.

Tahiri thotë se Kosovës s’i takon të caktojë përfaqësuesin e BE-së për dialogun, por të sillet konform standardeve evropiane.

“Lajçak është diplomat me përvojë ka kryer punë në Ballkan sidomos në pavarësimin e Malit të Zi dhe e njeh rajonin dhe e gëzon përkrahjen e Bashkimit Evropian, dhe Kosovës nuk i përket që ta zgjedhë përfaqësuesin mirëpo të sillet konform standardeve evropiane dhe ta mbrojë qëndrimin e vet në bisedimet me Serbinë që ndërmjetësohej nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Tahiri.

 Tahiri shprehet se BE-ja pavarësisht qëndrimit neutral që ka ndaj Kosovës është e interesuar për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që sipas tij normalizimi nënkupton edhe njohje.

Tahiri ka komentuar edhe letrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden drejtuar presidentit serb, në të cilën i ka kërkuar njohjen e Kosovës.

Ai ka thënë se letër e njëjtë mund të pritet edhe për Kosovën, në ditën e pavarësisë pra atë të 17 shkurtit.

“Në kuadër të kësaj Bideni ka dëshiruar integrime evropiane dhe rregullim të marrëdhënieve  me fqinjë duke përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili normalizim nuk mund të bëhet pa pas njohje reciproke që nënkupton pranim i realitetit dhe nënkupton vendosje diplomatike të marrëdhënieve”, tha Tahiri.

Sipas tij, politika zyrtare amerikane është që Kosova të anëtarësohen në BE dhe NATO.

“SHBA e shohin anëtarësimin e Kosovës edhe në Bashkimin Evropian edhe në NATO e sidomos në Kombet e Bashkuara, në Kosovë kjo po pritet me entuziazëm dhe sikur që është meritë e Kosovës, kjo është politikë zyrtare dhe nuk i nënshtrohet komenteve tona e as të analistëve që e vënë në pikëpyetje njohjen reciproke”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme