Manxhuka i VV-së e demanton Balaj-Halimajn që tha se e gjeti zyrën pa simbole shtetërore

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvevendosje, Arlind Manxhuka, e ka demantuar zëvendëskryeministren nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, që tha se në zyrën e saj në Qeveri nuk i ka gjetur simbolet e shtetit të Kosovës.

Në një prononcim për Klan Kosova, Manxhuka ka theksuar se zyra në fjalë është përdorur nga kabineti i Kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Abazi për takime tjera pune dhe jo për takime protokollare.

“Kjo zyrë është përdorur nga kabineti i Kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Abazi për takime tjera pune. Pritja e delegacioneve nga Abazi është bërë në zyrën e pritjeve të zëvendëskryeministrit e cila është e rregulluar sipas protokollit shtetëror”.

“Disa nga zyrat e të njëjtit kat janë përdorur edhe nga kabineti i Kurtit, e para sepse ajo hapësirë i takon kabinetit/këshilltarëve të Kryeministrit, por edhe për shkak te masave kundër pandemisë të cilat kërkonin që të ketë sa me pak vetë në një zyrë.

Sipas Manxhukës, arsyeja pse disa zyra në hapësirat e ndërtesës së Qeverisë janë gjetur të zbrazëta është par faktin se Qeveria Kurti ka pasur më pak zëvendëskryeministra për dallim nga Qeveria Hoti.


Të ngjashme