Manxhuka: Ndërlidhja e VV-së me sulmin mbi Hotin, tendencë dashakeqe

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka quajtur tendencioze deklaratat për ndërlidhjen e kësaj partie me sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Abdullah Hotit, raporton Ekonomia Online.

Ai përmes një statusi në FCB  këtë ndërlidhje e ka quajtur tendencë dashakeqe që për qellim ka futjen e pykës për koalicionin e shpresës.  

“Ndërlidhja e VV-se ne sulmin me veze ndaj zv.kryeministrit Hoti është tendence dashakeqe qe për qellim ka futjen e pykes per koalicionin e shpresës. Koalicion te cilin qytetaret e vendosen ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne anen tjeter mirefilli dihen qasjet tona karshi taksës dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgjë te paqarte ketu”, ka thënë ai.

Të ngjashme