Marko Gjuriq viziton sot Drenicën

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 16:10 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili aktualisht ndodhet në veri të Mitrovicës për të përuruar dy pishinat me ujë termal “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, do t’i bie të mërkurën përmjedis Drenicës dhe do të ndalojë në Manastirin e Deviçit në Llaushë të Skenderajt, ka njoftuar Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sipas gazetës Zeri, drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq fillimisht do ta vizitojë fshatin Bajë të Skenderaj, ku është e instaluar komuna paralele e Skenderajt, Serbica. Ai rreth orës 10:00 të mërkurën do ta vizitojë kishën e fshatit Sveti Nikolla në Bajë, përbrenda të cilës do të takojë banorët e fshatrave Bajë e Syrgianë të Skenderajt dhe ata të Cerkolezit të Istogut. Derisa  Cerkoleza dhe Baja janë të banuara me shumicë serbe, në Suriganë janë rreth 25 shtëpi serbe, ndërsa edhe fshati është i ndarë në atë serbe dhe shqiptare. Në Syriganë është e vendosur shkolla e mesme për nxënësit e këtyre fshatrave, ndërsa në Bajë është funksionale shkolla fillore dhe institucioni parashkollor “Maja”.

Në Bajë, Gjuriq do ta vizatojë shtëpinë e Lubinka Kovaçeviqit, e cila është rinovuar me mjetet e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, si dhe institucionin parashkollor në Bajë, “Maja”, të cilën e ndjekin  26 fëmijë.

Në fund të vizitës komunës së Skenderajt, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qevrinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do ta vizitojë Manastirin e Deviqit në Llaushë, i cili ndodhet rreth 5 kilometër larg Skenderaj, thuhet mes tjerash në komunikatën e Zyrës për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme