Markoviq: Demarkacioni i mbyllur për Malin e Zi, por do të ndihmojmë

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 18:43 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në një konferencë të përbashkët me Ramush Haradinajn, ka thënë se Demarkacioni ka përfunduar në momentin që u ratifikua në Kuvendin e Malit të Zi, por si një fqinj i mirë, Markoviq thotë se dëshirojnë ta ndihmojnë Kosovën.

Pas takimit mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Dushko Markoviq, të dy kanë mbajtur konferencë për medie, ku temë e pashmangshme ishte dhe çështja e demarkimit të kufirit mes dy vendeve.

Markoviq ka thënë se Mali i Zi ka përfunduar obligimin lidhur me këtë çështje, por marrë parasysh pengesat që ka hasur Demarkimi në Kosovë, ai ka treguar se janë të gatshëm për t’i ndihmuar Kosovës në gjetjen e një zgjidhjeje.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se me Kosovën duan fqinjësi dhe miqësi të shëndoshë dhe se mes dy shteteve nuk ka probleme. Çështja e Demarkacionit, sipas Markoviqit, nuk është problem por vetëm një çështje e hapur.

“Ne nuk kemi probleme, kemi disa çështje të hapura dhe besoj që në ta ardhmen të gjejmë një përgjigje cilësore”, ka thënë Markoviq.

Por Markoviq nuk ka dashur të flasë më konkretisht si mund të zgjidhet kjo çështje. “Nuk është koha për të thënë diçka më konkrete”, deklaroi ai.

Ai ka thënë se Mali i Zi është i prirë që të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, kryeministri kosovar ka thënë se ekziston një frymë e mirë për të dalë nga kjo gjendje, por pa dhënë detaje.

“Ka një shpresë se do të dilet nga kjo gjendje dhe është parë një dëshirë për këtë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka cilësuar si historike vizitën e parë të Markoviqit në Kosovë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme