Marrëveshja Kosovë – Serbi, Borrell: Bashkëpunimi me ShBA-në pati sukses

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur para eurodeputetëve lidhur me marrëveshjen për targat e automjeteve, të arritur nga Kosova dhe Serbia të enjten në Bruksel, raporton Gazeta Express.

Borrell gjatë fjalimit të tij e përmendi edhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, duke e vlerësuar lart bashkëpunimin me SHBA-në.

“Në Ballkanin Perëndimor më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, e cila u zgjidh falë punës së mirë të të dërguarit tonë special, Miroslav Lajçak, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv”, tha Borrell.

Ai vazhdoi të fliste për marrëdhëniet me SHBA-në, por tha se Bashkimi Evropian duhet ta ndërtojë autonominë e vetë.

Të ngjashme