Marrëveshja me Serbinë – Zogaj: U arrit por s’u nënshkrua, pushteti e festoi por askush nuk e botoi

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me marrëveshjen që është arritur Kosovë-Serbi për dokumentet, për të cilën ai thotë se e uruan presidentja e kryeministri, e ana tjetër e politikës thanë se ajo është marrëveshje e vitit 2011.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se askush nuk e pa këtë marrëveshje, as nuk e botoi, asnjë draft të saj, nuk u kuptua a është e vjetër apo e re, u tha se u arrit por jo që u nënshkrua apo do të nënshkruhet.

Zogaj po ashtu edhe pse nuk u konfirmua asgjë, kjo u festua nga pushteti, e opozita duket se është e zënë me probleme tjera, si dasmat e klubet e natës.

Postimi i tij i plotë:

Ka dy dite qe po flitet per nje marreveshje te arritur ne mes Kosoves dhe Serbise.

Presidentja e kryeministri pak a shume uruan per kete marreveshje. Thane qe ky eshte reciprociteti.

Ana tjeter e politikes thane qe kjo marreveshje nuk eshte asgje tjeter pos ajo e vitit 2011.Mirepo, askush nuk e pa kete marreveshje. Askush nuk e botoi. Qeveria jo se jo. Nuk doli asnje draft i saj. Nuk u kuptua a eshte marreveshja e vjeter apo dicka e re. U tha qe u arrite marreveshja, nuk thane qe u nenshkrua.

Nuk thane as qe a do te nenshkruhet, as nga kush apo kur. Nese eshte nenshkruar, nuk u tha nga kush dhe kur ndodhi nje gje e tille. Me nje fjale, asgje nuk u botu e nuk u konfirmu.Por ama, nga ana e pushtetit, kjo marre eshte u festua.

Ndersa, partite opozitare duket qe jane te zena me tjera probleme-disa me pjesemarrje ne dasma e syneti e te tjerat me klube nate.

Të ngjashme