Marrëveshja për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, vjen reagimi i Hashim Thaçit

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes BDI’së së Ali Ahmetit dhe LSDM’së së Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja, e arritur sot, përcakton emërimin e një kryeministri shqiptar për herë të parë në shtetin fqinj.

“E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë”, ka deklaruar presidenti i Kosovës.

Të ngjashme