Marrëveshja për targat – VV thotë se Serbia e njohu Kosovën, për PDK u legalizuan targat serbe

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 10:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollqaku, në seancën e Kuvendit, ka folur për reciprocitetin me Serbinë për targa.

Ajo ka thënë se kjo marrëveshje, defacto është njohje e Kosovës nga Serbia, raporton Ekonomi Online.

“Sipas marrëveshjes grupi punues duhet të dalë me një zgjidhje për këtë çështje. Zgjidhja përfundimtare mund të jetë më e mirë se kjo aktuale. Me vendosjen e trupave të KFOR-it, janë vendosur në pikat kufitare për të qartësuar dhe mos të lejojnë asnjë konflikt”.

“Ata që kanë pritur marrëveshje përfundimtare mund të ndjehen zhgënjyes sepse secila marrëveshje e as kjo nuk mund ta sjellë njohje, por defacto e sjell njohjen nga Serbia. Kjo marrëveshje ka një të metë që është dashtë të vendoset më herët.

Kurse Abelard Tahiri shef i GP te PDK, ka thënë se, ka thënë se Qeveria e Kosovës i legalizon targat ilegale nga Serbia.

“Çdo vendim i Qeverisë që është karshi Serbisë, ne e përkrahim. Mirëpo çka ndodhi 2 java. Për dy dekada, Serbia ka lëshuar targa ilegale për qytetarët e saj. E çka bën Qeveria e Kosovës, arritur në një marrëveshje të dëmshme, e cila legalizon targat GL, PZ, PR, që Serbia i lëshon për qytetarët e saj. Pra këto targa lëshohen nga Kosova për qytetarët e saj”.

“Kjo marrëveshje, Serbia lëshon për katër qytetet e Kosovës, për territorin tonë. Shpresoj se mjetet demokratike të na mjaftojnë të i’u ndalim”.

Të ngjashme