“Marrëveshja VV-LDK është arritur, vetëm do të njoftohen partitë”

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Analisti Armend Muja ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK tashmë janë marrë vesh me njëra-tjetrën dhe nesër pritet të zyrtarizohet koalicioni bashkëqeverisës.

Muja, në RTV Dukagjini ka thënë se me gjasë marrëveshja VV-LDK është arritur sot dhe nesër vetëm se do të njoftohen palët në parti.

Ai ka thënë se janë tri skenare se si marrëveshja është arritur.

“E para është që ministritë do të ndahen 6-4 në favor të LDK-së. E dyta është që Ministria e Jashtme t’i kthehet LDK-së dhe e treta është që të ketë vetëm një zëvendëskryeministër, e ai do t’i takojë LDK-së”, tha  Muja.

Analisti ka thënë se kjo pritet të konfirmohet nesër edhe pse nuk përjashtohet ndonjë befasi e minutave të fundit.

Të ngjashme